Një nga drejtuesit u jep lamtumirën kuqezinjve

Futboll

Një nga drejtuesit u jep lamtumirën kuqezinjve

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:58
Një nga drejtuesit u jep lamtumirën kuqezinjve

Klubi i Milanit ka zyrtarizuar sot ndryshimin që përflitej prej kohësh. Ivan Gazidis, që nga muaji dhjetor, nuk do të jetë më shefi ekzekutiv dhe administrator i deleguar i kuqezinjve.

Njeriu i besuar i “Elliot” në bordin e Milanit, do t’i hapë rrugë emërimit në këtë post të një personi që ka ”bekimin” e pronarëve të rinj të kuqezinjve.

Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i cili konfirmoi se data 5 dhjetor ishte ajo kur Gazidis do të mbyllte marrëveshjen e tij me klubin kampion në fuqi të Serisë A, të cilit i ishte bashkuar për herë të parë në dhjetor 2018.

“Do të largohem nga Milani pas katër vitesh të mrekullueshëm dhe sfidues. I detyrohem shumë këtij klubi, njerëzve të tij, tifozëve dhe këtij qyteti, që jam i bindur që me kuptimin e plotë të fjalës më shpëtuan jetën”, deklaroi Gazidis pasi publikimit të këtij vendimi për ndryshimin në sferat e larta drejtuese të klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat