Roma kthehet me një pikë dhe ngec në hap për kreun e tabelës në Serie A.
Sassuolo ka luftuar deri në fund dhe ka barazuar 1:1 me Romën, në takimin e javës së 14-të.
Futbollisti Tammy Abraham në minutën e 80-të, ka realizuar për epërsinë e romakëve.
Romës i ikë fitorja në çastet e fundit.
Në minutën e 85-të, Andrea Pinamonti ka shënuar për rezultatin 1:1.
Roma është në vend të pestë me 26 pikë, 12 me pak se lideri Napoli dhe Sassuolo zë pozitën e 13-të me 16.