Futbollisti i talentuar nga Kosova, Fisnik Asllani, sonte është paraqitur në 13 minutat e fundit për ekipin Hoffenheim, që nuk e pati mbrëmjen e vet duke pësuar humbje me rezultat 4:2 në Frankfurt nga Eintracht, në takimin e javës së 14-të në Bundesliga.
Asllani, 20 vjeçar, u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të në vend të Rutter.
Sulmuesi Asllani bëri paraqitje të mirë.
Për Eintracht-in shënuan Sow (6'), Kolo Muani (8'), Dina Ebimbe (29') e Lindstrom (56') dhe për Hoffenheim shënuan Baumgartner (38') e Kabak (46').
Eintracht renditet në vend të 4-t me 26 pikë dhe Hoffenheim në të dhjetin me 18 sosh.