Chelsea, Tottenham e Arsenal i kanë dhënë lamtumirën EFL Cup

Futboll

Chelsea, Tottenham e Arsenal i kanë dhënë lamtumirën EFL Cup

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 23:01
Manchester City

EFL Cup prodhon befasi që në raundin e 1/16-ave, pasi tre skuadrat më të mëdha të Londrës, Chelsea, Tottenham e Arsenal i kanë dhënë lamtumirën, duke u eliminuar shumë herët.

Blutë e Londrës patën një trasnfertë të vështirë përballë Manchester City-t dhe rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa më pas pësuan dy gola (2:0), duke u eliminuar.

Titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja, që nuk arriti të lërë gjurmë.

Zhgënjeu edhe Arsenali, që u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Brightoni i De Zerbit dhe i dha lamtumirën EFL-së.

Ndërsa Tottenhami i Antonio Contes u mposht 2-0 nga Nottingham Forest, duke mbyllur rrugëtimin që në këtë fazë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat