Sulmuesi i Kosovës shënon, ia përvëlon zemrën Diego Simeones

Futboll

Sulmuesi i Kosovës shënon, ia përvëlon zemrën Diego Simeones

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 23:24
Vedat Muriqi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, sërish ka treguar vlerat e tij në kampionatin spanjoll.
Mallorca ka triumfuar duke iu falënderuar golit të Vedat Muriqit.

Skuadra e Mallorca-s ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshje që u luajt në stadiumin “Visit Mallorca”, ku të pranishëm ishin 14.475 shikues.

Në minutën e 16-të, Costa asistoi për bukuri dhe Muriqi nga afërsia tund portën e portierit Oblak.

Muriqi është zëvendësuar në minutën e 87-të.

Futbollisti nga Kosova, është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.8 nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Sulmuesi i Kosovës ia përvëlon zemrën trajnerit të Atlëeticos, Diego Simeone.

Pas javës së 14-të, Atletico zë vendin e gjashtë me 24 pikë, ka 5 më shumë se Mallorca në të 10-tin.

Muriqi është i dyti në listën e shënuesve, ka pesë me pak se lideri i shënuesve, Robert Lewandowski i Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat