Marko Rojsin e ndjek fati i keq!
Ylli i Gjermanisë dhe i Borusias së Dortmundit do të mungojë në Botërorin e Katarit, e cila do të ngrejë siparin më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor.
Është hera e dytë që një dëmtim e pengon 33-vjeçarin të marrë pjesë në një kompeticion të Kupën e Botës. Gjithashtu, Rojs ka munguar edhe në Kampionatet Europiane të vitit 2016 dhe 2020, duke konfirmuar tersin me dëmtimet që ka pësuar gjatë karrierës së tij.
Aktualisht, me fanellën e Borusias së Dortmundit në këtë sezon në Bundesliga, Marko Rojs është aktivizuar në 9 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar 2 asiste për shokët e skuadrës.