Visar Bekaj do të jetë i grumbulluar në dy sfidat që Kosova do të luajë në nëntor.
Lojtari ka marrë ftesën nga kombëtarja e Kosovës në futboll që do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor.
“Dardanët” më 16 nëntor përballen me Armeninë, kurse tri ditë më vonë do të luajnë kundër Ishujve Faroe.
FFK ka bërë të ditur se këto do të shërbejnë si ndeshje përgatitore për trajnerin Alan Zhires.