Fati i keq ka krijuar një lidhje të veçantë me Marco Reus. Kapiteni i Dortmundit ka pësuar një tjetër dëmtim dhe ka humbur pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
33-vjeçari dha kontributin e tij në kualifikimin e Gjermanisë në Katar 2022, por problemet fizike nuk po e lënë kurrë të qetë.
Reus dëmtoi gjurin një ditë përpara sfidës ndaj Wolfsburgut dhe ka patur një takim kokë me kokë me Hansi Flick, trajnerin e “Pancerave”.
Shtypi gjerman raporton se Flick, i cili është një admirues i kapitenit të verdhezinjve, shpresoi deri në fund për një rikuperim të lojtarit ofensiv.
Gjithsesi, Reus vazhdon të ndjejë shqetësime në gju, probleme që e kanë detyruar të humbasë një tjetër Kupë Bote.