Korab Luma, 17 vjeçari që debutoi për Prishtinën

Futboll

Korab Luma, 17 vjeçari që debutoi për Prishtinën

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:00
Korab Luma

Në rrugën e arritjes së objektivave të saj në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Prishtina po puno fuqishëm që në skuadër të inkorporojë lojtarë nga akademia e klubit.

Së fundi mesfushori i talentuar, Korab Luma, ka debutuar për skuadrën e Ismet Munishit në ndeshjen e zhvilluar ndaj Malishevës në udhëtim.

Luma e zëvendësoi Endrit Krasniqin në pjesën e dytë.

Luma që Prishtinës iu bashkua në verën e këtij viti është zhvilluar si futbollist te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat, derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat