Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, trondit: Jam edhe më keq se më parë

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, trondit: Jam edhe më keq se më parë

Nga: K. Goca Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:43
Mirosllav Çiro Bllazheviq

Ish trajneri i famshëm i klubit të futbollit Prishtina, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ka kohë që është duke u përballur me sëmundjen e keqe.

Çiro e ka udhëhequr Prishtinën në pranverën e vitit 1985, në kohën e kapitenit Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit, Zoran Batroviqit, Sahit Kelmendit, Skënder Shengylit, Shefqet Sinanit, Faton Domit etj.

“Bir, jam edhe më keq se më parë. Po shkoj në fund, nuk mund të gënjej. Se jam mirë, kur nuk jam. Mëlçia ime është plot me metastaza, nuk më pëlqen futbolli”, ka thënë mes të tjera Çiro. 

Kroati si selektor me Kroacinë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, kur e kishte në kombëtare edhe shqiptarin e Kosovës, Ardian Kozniku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat