Eduart Rroca tund rrjetën në Turqi me fanellën e Istanbulsporit!
Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe i Kukësit ka shënuar në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht të Kupës së Turqisë ndaj Etimesgut me rezultatin 2-2.
29-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në minutën e 75′.
Ndërsa goli i parë mban sërish firmën e një shqiptari, Jetmir Topallit, i cili ngushtoi diferencat në 1-2.
Ky ishte goli i 2 për Eduart Rrocën në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Istanbulsporit, teksa nuk ka dhuruar dot asnjë asist.
Ndërsa për Topallin ky ishte goli i tij i 4 në të gjitha kompeticionet për skuadrën turke në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka dhënë dhe një asist.