Djali i Rudi Vatës, Roko Vata shpallet futbollisti më i mirë i javës në kampionat me Celtic B!
17-vjeçari ka shënuar sërish me klubin e famshëm skocez edhe mbrëmjen e djeshme ndaj East Stirlingshire, ku u bë protagonist në fitoren 0:3 në transfertë duke realizuar në minutën e 61′ dhe duke dhënë edhe një asist.
Performancë e jashtëzakonshme e Roko Vatës, ku tërhoqi vëmendjen e ligës ku u shpall si futbollisti i javës në kampionat.
Vlen të theksohet se në fundjavë, 17-vjeçari la shenjë me Celtic-un, teksa në sfidën e fituar me rezultatin 6:2 ndaj Brumhill, Vata shënoi tripletë dhe dhuroi dhe një asist.
Një moment fantastik në karrierë për të.