Pa fitues derbi në Gjilan! Batatina la pa fjalën Dajën, Llapi turpëron kampionin

Futboll

Pa fitues derbi në Gjilan! Batatina la pa fjalën Dajën, Llapi turpëron kampionin

Nga: K. G. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:45
Pamje nga ndeshja Gjilani - Drita

Nuk ka fitues në derbin mtë të madh të Kosovës, mes dy skuadrave të. një qytetit, që luajnë në të njëjtin stadium, Gjilani - Drita. 

Rivalët e përbetuar ndahen baras (1:1) në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Baton Zabërgja në minutën e 67-të realizoi për Gjilanin, Me kalimin e minutave, Druita ka barazuar rezultatin, duke iu falënderuar golit të Almir Ajzerajt në minutën e 82-të.

Derbi i madh u luajt në fushën ndihmëse dhe pa prezencën e shikuesve.

Drita kryeson me 32 pikë, ka tre ndeshje dhe pesë pikë më shumë se Ballkani në pozitën e dytë. Gjilani renditet në vend të tretë me 24 pikë.

Llapi i Podujevës ka treguar lojë të shkëlqyeshme në Therandë, duke i shkaktuar humbje të rëndë me rezultat 4:1 kampionit në fuqi, Ballkanit.  

Kryetrajner i Llapit, Tahir Batatina, me formulën e lojës, sot la pa fjalë homologun e tij, Ilir Dajën.

Portieri Ilir Avdyli është prej më të merituarve për fitoren bindëse, i cili ka mbrojtur për mrekulli.

Në minutën e 7-të, futbollisti Fernandinho realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, ku portieri Luljanoviq vetëm me sy e ka shikuar se si topi futej në këndim e epërm të majtë.

Në minutën e 36-të, Francisco Rivera nga afërsia realizon me kokë për 0:2.

Francisco Rivera në minutën e 77-të thellon rezultatin në 0:3 dhe shuan të gjitha shpresat e kampionit.
Dellova shënon golin e nderit në minutën e 90+2, 1:4.

Ballkani zë vendin e dytë me 27 pikë, ka pesë me pak se Drita dhe Llapi renditet në të pestin me 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat