Batatina e pozicionoi në mbrojtje, Trimror Selimi shkëlqen

Futboll

Batatina e pozicionoi në mbrojtje, Trimror Selimi shkëlqen

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:54
Batatina e pozicionoi në mbrojtje, Trimror Selimi shkëlqen

Llapi shënoi sot një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani, në ndeshjen e vlershme për xhiron e 16-të të Albi Mall Superligës. 

Në fitoren 4-1, padyshim se një nga futbollistët më të mirë në fushë ishte Trimror Selimi.

Ndonëse pozita e tij e preferuar është sulmues krahu, Batatina për shkak të mungesave e vendosi Selimin si mbrojtës i djathtë, por ai nuk dëshpëroi.

Ky doli të jetë një vendim i qëlluar nga Batatina, ku pas paraqitjes fantastike të 22-vjeçarit, klubi ia ka kushtuar një shkrim special.

Postimi i plotë nga KF Llapi: 

Trimror Selimi 

I vendosur në një pozicion krejtësisht tjetër në fushë, shkak edhe mungesat në formacion, si mbrojtës i krahut të djathtë, numri 11 i skuadrës sonë, Trimror Selimi pati njërën ndër paraqitjet më të mira prej se është bashkuar me ekipin tonë.

I shpejtë, luftarak dhe i pozicionuar mjaft mirë, arriti që të blindoj krahun e majtë të Ballkanit e të djathtin e ekipit tonë si dhe fitoj faullin e golit të parë nga ku arriti të shënoj gol Fernandinho.

Trimi sikurse i gjithë ekipi arriti që t’i zbatoj në përpikëri detyrat e dhëna para ndeshjes nga shtabi teknik dhe me një angazhim të madh të tij dhe pjesës tjetër të ekipit të kthehemi me tre pikë nga Suhareka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat