Lopetegui kërkon dy lojtarët e Real Madrid

Futboll

Lopetegui kërkon dy lojtarët e Real Madrid

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Lopetegui kërkon dy lojtarët e Real Madrid

Julen Lopetegui është tashmë në krye të Wolves në Premier League dhe ka filluar të mendojë se si ta përforcojë ekipin e tij në merkaton e janarit.

“The Sun” raporton se ish-trajneri i Sevilla ka piketuar dy lojtarë nga stoli i Real Madrid, për të cilët minutat me klubin spanjoll janë të pakta për të mos thënë aspak të mundshme,

Nacho dhe Mariano janë futur në radarët e tij dhe Lopetegui i dëshiron në merkaton e janarit.

Shifrat nuk priten të jenë të larta për këta dy lojtarë duke marrë parasysh edhe faktin që nuk aktivizohen me “Los Blancos”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat