Pavarësisht të qëndruarit keq me minuta te Manchester United, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka arsyetuar ftesën për Harry Maguire në Botërorin e Katarit.
Trajneri anglez ka thënë se rivalët e rinj të Maguire për një vend te Anglia nuk e kanë bindur mjaftueshëm që ai ta humbte besimin e tij te mbrojtësi.
"Ai është një nga qendërmbrojtësit tanë më të mirë.
Ne kemi zgjedhur mbrojtësit tanë më me përvojë. Në turneun në të cilin po shkojmë dhe nivelin e ndeshjeve, kjo është gjëja e duhur", ka thënë Southgate.
Maguire ka qenë një lojtar i rregullt për Anglinë nën drejtimin e Southgate.
Anglia ndeshjen e parë në Katar e luan kundër Iranit. Në të njëjtin grup janë edhe SHBA dhe Uellsi.