Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, është paraqitur titullar për Rayo Vallecanon, e cila si vendas nuk arriti më shumë se një barazim.
Vallecano u nda baras (0:0) me Celta Vigon, në takimin e javës së 14-të të kampionatit spanjoll.
Të dyja ekipet luftuan deri në fund, por sulmuesit e asnjërës skuadër nuk arritën që të shënojnë.
Vallecano renditet në vend të tetë me 22 pikë dhe Celta e 17-ta me 12.