Darwin Núñez ishte një nga blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës.
Sulmuesi 23-vjeçar uruguaian i ka kushtuar Liverpoolit 75 milionë euro plus 25 në formë bonusesh.
Deri tani ka shënuar 7 gola për “The Reds” në të gjitha kompeticionet, duke qenë nga sulmuesit kryesorë në formacionin e Jurgen Kloppit.
Sipas Optas, uruguaiani ka mesatarisht 6.2 gjuajtje për çdo 90 minuta (ndeshje) në Premier League, që mesatarja më e lartë e regjistruar nga një lojtar në një sezon të vetëm në këtë kompeticion (minimumi 500 minuta të luajtura).