Real Madridi i rikthehet fitoreve në Kampionatin e Spanjës.
Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Cadiz, në kuadër të javës së 14-të.
Kampioni në fuqi ka hedhur pas shpine humbjen si mysafirë me rezultat 3:2 nga Rayo Vallecano gjatë javës që lamë pas.
Militao në minutën e 40-të e Kroos në atë të 70-tën, ia siguruan fitoren Realit.
Perez në minutën e 82-të realizoi për Cadiz.
Barcelona kryeson me 37 pikë, duke lënë pas Realin me 35 dhe Cadiz është i 19-ti me 11.