Roma mund të humbasë Mourinhon, Reali në sulm

Futboll

Roma mund të humbasë Mourinhon, Reali në sulm

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:24
Roma

Jose Mourinho mund të largohet nga AS Roma në fund të këtij sezoni.

Tekniku portugez sipas mediave italiane, mund të largohet nga kryeqytetit italian një vit më herët se kontrata e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Mourinhon sërish mund ta shohim në krye të bankinës së Real Madridit.

Në rast se Carlo Ancelotti do t’i jep lamtumirën gjigantit spanjoll, atëherë thuhet se presidenti Florentino Perez do ta mendojë menjëherë strategu portugez.

Kujtojmë se Mourinho në të kaluarën e ka drejtuar Real Madridin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat