Edhe Kombëtarja e Uruguait ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për të luajtur në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në listën e 26-futbollistëve të ftuar nuk mungojnë dy veteranët e sulmit, Luis Suarez dhe Edinson Cavani.
Përzgjedhësi Diego Alonso ka ftuar edhe qendërmbrojtësin, Ronaldo Araujon, edhe pse ai nuk është rikuperuar krejtësisht nga lëndimi.
Megjithatë, anëtari i Barcelonës pritet të jetë i gatshëm për t’i ndihmuar vendit të tij.
Uruguai është i shortuar në Grupin H, bashkë me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Ganën.