Reali i Madridit arriti të fitojë ndeshjen e radhës në La Liga pas formës jo të mirë në ndeshjet e fundit. Kampionët e Spanjës mundën Cadizin në shtëpi me rezultatin 2-1. Për madrilenët shënuan Eder Militao dhe Toni Kroos.
Në prononcimin për mediet pas përfundimit të sfidës, Carlo Anceloti komentoi rastin e humbur të Luka Modric (79′). Italiani e kaloi me ironi duke deklaruar se Modric është me fat që është shpallur lista e Kupës së botës për Kroacinë.
“Rasti i humbur nga Modric? I thashë se është me fat që tashmë është shpallur lista e skuadrës së Kroacisë për Kupën e Botës (qesh).
Çfarë më tha ai pas rastit të humbur? Asgjë, ai ende nuk mund ta besojë! Ai është pak i humbur (qesh).
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i kupës së botës, Ancelotti tregon se për kë do të bëjë tifo në Botërorin e Katarit.
“Sigurisht që do t’i shikoj ndeshjet. Do të mbështes Brazilin, Kroacinë, Spanjën, Francën, Uruguain, Gjermaninë. Do të bëj tifo për të gjithë lojtarët e mi“, u shpreh trajneri italian.