Aliou Cisse do të vazhdojë të jetë trajneri i Senegalit edhe për dy vite të tjera.
46-vjeçari, i cili si lojtar ishte pjesë e Senegalit magjik të Botërorit 2002, qëndron në stolin e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015.
Ish-futbollisti i PSG-së udhëhoqi Kombëtaren e vendit të tij drejt fitimit të Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2021, teksa ai dhe djemtë e tij kishin humbur finalen e dy viteve më parë.
Më pas erdhi edhe kualifikimi në Kupën e Botës Katar 2022.