Joao Felix po mendon largimin nga Atletico Madrid pasi nuk po luan në vazhdimësi. 23-vjeçari nuk po llogaritet shumë nga trajneri Diego Simeone në këtë sezon i cili po kalon më shumë kohë në fushë sesa në fushën e lojës.
E ardhmja e Felix tek “Los Colchoneros” nuk është edhe aq e sigurt pasi këta të fundit blenë përfundimisht kartonin e Antonie Griezmann.
Sipas “Le Parisien”, PSG është gati të përfitojë nga situata e portugezit dhe janë gati ta transferojnë që në janar.
Joao Felix është i njohur me drejtorin sportiv të francezëve Luis Campos, kjo lidhje e cila mund të lehtësojë këtë marrëveshje me lojtarin.
Kjo nuk është hera e parë që klubi francez interesohet për Felix. Në merkaton e verës, agjenti Jorge Mendes ia ofroi lojtarin parisienëve.