Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Argjentinë, ku futbollisti 20-vjeçar Samuel Rebojo, i cili ka vrarë veten.
Siç raportojnë mediat, Rebojo ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Aldosivit dhe kërkonte me ngulm që të firmoste një kontratë që do ta çonte atë në skuadrën e parë, por klubi vendosi ta largonte nga gjiri i saj.
Kjo gjë duket se nuk është përjetuar mirë nga 20-vjeçari, i cili zgjodhi t’i jepte fund jetës së tij.
Ky është rasti i dytë në dy vite që ndodh në kompaninë “Mar del Plata”, pas Leandro Latorres, 18-vjeçari që vrau veten në vitin 2020 nga e njëjta gjë.
Një ngjarje thuajse e njëjtë ndodhi dhe muajin e shkuar, me Rodrigo Rodrigez, lojtari i ri i Xhimnazia, i cili tentoi të vriste veten, por u shpëtua nga familjarët e tij.