Kosova e Dusseldorfit ka ecuri fantastike në Bezirksliga dhe synojnë fitoren e gjashtë rresht.
Të dielën do të ballafaqohen me TuS Gerresheim, ekip e papërshtatshme.
Djelmoshat kuqezi janë të përgatitur për këtë sfidë dhe synojnë t’i importojnë tre pikë të radhës.
Është edhe një sprovë e radhës për presidentin e ekipit Kosova, Bujar Neziri.
Kosova renditet në vend të gjashtë me 24 pikë por ka një ndeshje të paregjistruar, ndërsa TuS Gerresheim është në të shtatin me 22 sosh.
“TuS Gerresheim kundërshtari ynë i radhës në javën e 14-të në kuadër të Bezirksliga
Këtë të diele me fillim nga ora 15:00 ekipi ynë ndeshet me një nga ekipet më të pa përshtatshme bë ligë po edhe mjaft kualitativ.
Djelmoshat tanë premtojnë se do bëjnë gjithçka për ta mbajtur ecurinë e fitoreve dhe serinë pozitive duke dalur me 3 pikë mjaft të rëndësishme për klubin tonë.
Tus Gerresheim numëron 22 pikë nga 13 ndeshje me 6 fitore 4 barazime dhe 3 humbje.
Andaj ju ftojmë të e përkrahni ekipin tonë si çdo herë tjetër këtë të diele me fillim nga ora 15:00”, njofton FC Kosova.