Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 17-të.
Kjo xhiro nis të shtunën pasdite me dy ndeshjet, ku do të përballen Dukagjini-Trepça ’89 dhe Prishtina-Drenica, sfida këto që pritet të prodhojë sfida interesante, sepse pikët janë tejet të rëndësishme në të dy duelet.
E diela pasdite vjen me tri ndeshjet e fundit të xhiros së 17-të, ku veçohet ballafaqimi ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, sfidë kjo që luhet në ‘Zahir Pajaziti’.
Ndërsa në dy ndeshjet tjera takohen Drita-Malisheva dhe Ballkani-Ferizaj.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.