Te Kombëtarja flitet vetëm për Gjimshitin dhe Kumbullën

Futboll

Te Kombëtarja flitet vetëm për Gjimshitin dhe Kumbullën

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Te Kombëtarja flitet vetëm për Gjimshitin dhe Kumbullën

Te Kombëtarja flitet gjithmonë vetëm për Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin. Shqiptarët janë të “fiksuar” pas emrave nga vijnë këta dy mbrojtës, Roma dhe Atalanta. Por fusha e blertë, të paktën te Shqipëria, ka treguar gjithmonë se Ismajli ka qenë më i miri. Asnjëherë nuk e kemi pësuar një gol për fajin direkt të Ardianit, ndryshe nga dy lojtarët e tjerë.

Në klubet ku ka qenë ka pasur gjithmonë disa luhatje forme, por te Kombëtarja nuk ka treguar asnjëherë çalim. Të kujton “shkollën e vjetër” të lojtarëve që luanin gjithmonë për fanellën e kuqezinjëve dhe pak në klubet e tyre. Lumturia jonë shtohet dyfish kur e shohim këtë lojtar në formën më të mirë të karrierës edhe në Serinë A tanimë.

Trajneri Paolo Zaneti “e ka pikë të dobët” Ismajlin dhe këtë e ka treguar edhe në mediat italiane. Lojtari po ia shpërblen nga ana tjetër me super paraqitjet. Më i miri i takimit te Empoli ishte edhe në humbjen e fundit kundër Napolit në shifrat 2-0, ndaj ekipit më në formë të Serisë A.

“Tuttomercatoëeb” i ka caktuar notën 6, “La Gazzetta dello Sport” i la notën 6.5, “Corriere dello Sport” i caktoi notën 6, “Corriere della Sera” kishte gjithashtu notën 6, ndërsa vetëm “Tuttosport” doli kundër rrymës, me notën 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat