FC Prishtina takohet me FC Drenicën në kuadër të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja zhvillohet të shtunën (nesër) në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.
Prishtina në këtë takim do të kërkojë të rikthehet te fitoret ndërkohë që mesfushori Arlind Shabani, i cili po kalon formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit, beson se skuadra do të arkëtojë pikë të plota.
Ai foli para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit prishtinas.
"Pas rezultatit negativ në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës, takimi ndaj Drenicës do të jetë mundësia jonë më e mirë që të rikthehemi te fitoret.
Do të jetë një ndeshje shumë ë vështirë, mirëpo me angazhim maksimal dhe dëshirë maksimale për fitore, do t'ia arrijmë qëllimit.
Jemi duke e përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të dalim me pikë të plota.
Rezultatet e fundit nuk na kënaqin as neve, as adhuruesit e Prishtinës dhe tifozët tonë "Plisat", por ne i ftojmë të vijnë të na përkrahin sikurse në çdo ndeshje tjetër, sepse vetëm së bashku mund të rikthehemi sërish te fitoret ashtu siç i ka hije Prishtinës', tha Shabani.