Shabani fton disa futbollistë shqiptarë për Maqedoninë e Veriut U-19

Futboll

Shabani fton disa futbollistë shqiptarë për Maqedoninë e Veriut U-19

Nga: K. Goca Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 19:02
Maqedonia e Veriut U-19

Në periudhën prej 16 deri më 24 nëntor, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-19 do të jetë nikoqir i miniturneut kualifikues (raundi i parë) në Shkup për t'u kualifikuar në fazën elitare kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Maltë 2023.

Maqedonia është në grupin 10 së bashku me Serbinë, Norvegjinë dhe San Marinos.

Ndeshjet kualifikuese në kuadër të grupit 10 do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” dhe në stadiumin “Makedonija GP”.

Përzgjedhja maqedonase hap turneun kundër Serbisë. Dueli është caktuar për 17 nëntor, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”, me fillim nga ora 13:00.

Të njëjtën ditë në stadiumin “Makedonija GP” do të përballen me Norvegjinë dhe San Marinon. Ndeshja do të fillojë në orën 13:00.

Në kuadër të xhiros së dytë të minikualifikimeve, më 20 nëntor, skuadra e përzgjedhur nga përzgjedhësi Nexhat Shabani do të luajë kundër Norvegjisë (qendra stërvitore “Petar Miloshevski”). 

Në xhiron e tretë të fundit, që është caktuar për 23 nëntor, Maqedonia do të luajë kundër San Marinos (qendra stërvitore "Petar Milosevski"). 
Shabani, ka ftuar disa futbollistë shqiptarë: mbrojtësin Enis Buqi (Kozhuf Gjevgjeli), Ardian Osmani (Grashopper, Zvicër), Sufijan Çajani (Shkupi); mesfushorë Ardian Çillafi (Sampdoria, Itali), Arbnor Murati (Duisburg, Gjermani), Shaban Zenku (Borussia Monchengladbach, Gjermani), sulmues Dashmir Elezi (Shkëndija), Zani Nazifi (Shkëndija).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat