Milani nuk humb kohë dhe gjen menjëherë Administratorin e ri.
Pas vendimit për të mos rinovuar kontratën me Ivan Gazidis, i cili mbante rolin e Administratorit të deleguar te kuqezinjtë prej dhjetorit të 2018-ës, Milani ia besoi të njëjtin pozicion Giorgio Furlanit.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Këshillit të Administrimit të kuqezinjve që prej vitit 2018 dhe gëzon besimin absolut të aksionerëve të klubit, teksa bëhet fjalë për një milanez, tifoz i flaktë me Milanin.
“Është një nder i madh të drejtoj klubin që dua dhe për këtë falënderoj drejtuesit.
Jam i bindur që në të ardhmen, duke bashkëpunuar për të mirën e klubit, mund të arrijmë të tjerë objektiva të rëndësishëm”, u shpreh Furlani.