Diego Pablo Simeone ka thënë së fundmi që shpreson se Joao Felix do vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe pas merkatos së janarit.
Duke folur për mediet, trajneri i “colchoneros” theksoi se po ashtu do shumë që Felix të rikthehet te goli.
“Është një nga futbollistët që ka shënuar më shumë gola nga sulmuesit që kemi.
Shpresoj se ai mund të vazhdojë të jetë me ne, shpresoj se ai mund të performojë në nivelin që na ka treguar në shumë raste dhe që ai të vazhdojë të gjenerojë gola, se ai është një futbollist që ka një qëllim dhe ne kemi nevojë atij.”-tha Simeone.