Jurgen Klopp nuk do të jetë në fushë për ndeshjen në shtëpi të Liverpoolit me Southampton.
Kjo pasi trajneri gjerman është suspenduar nga Federata e Futbollit e Anglisë për një ndeshje.
Në ndeshjen e Liverpoolit në Premier League kundër Manchester Cityt në Anfield më 16 tetor Kloppit iu dha një karton i kuq për sulm ndaj gjyqtarit ndihmës Gary Beswick si dhe për sharje të në drejtim të gjyqtarit tjetër.
"Trajneri i Liverpoolit është suspenduar për një ndeshje, është gjobitur dhe është paralajmëruar për sjelljen e tij në të ardhmen", ka njoftuar Federata e Futbollit e Anglisë.
Liverpool u është rikthyer fitoreve në kampionat ku ka mposhtur Tottenhamin të dielën.