Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, nuk dëshiron që kapiteni i Francës, Hugo Lloris të mbajë në Kupën e Botës në Katar një shirit në mbështetje të drejtave të komunitetit LGBT.
"Nuk është se nuk jam pro këtij shiriti, por ndonjëherë mendoj se po duam t'u japim leksione të tjerëve shumë. Ne do ta diskutojmë atë.
Por unë do të preferoja që Lloris të mos e bëjë", ka thënë Le Graet në një intervistë për L'Equipe. “Ne po luajmë në një vend të cilin duhet ta respektojmë".
Edhe FIFA kohët e fundit u shkroi të gjitha vendeve pjesëmarrëse duke ua kujtuar që duhet të përqendrohen në futboll.