Maks Kruse është një nga futbollistët më të veçantë të Bundesligës.
Sulmuesi i cili shpeshherë është përfshirë në polemika të vazhdueshme gjatë karrierës së tij, i përjashtuar së fundmi nga skuadra e Volfsburgut, ka nisur prej muajsh të transmetojë në YouTube bashkë me partneren e tij, Dilara, ku tregon gjëra të ndryshme, edhe nga jeta personale.
Çifti shpeshherë shtyhet edhe përtej asaj që mund të cilësohet si normaliteti i temave të diskutimeve në programin që quhet “Die Kruses”. Në serinë e fundit, si pjesë e një kuici, futbollisti i cili ka luajtur edhe me përfaqësuesen gjermane, nuk ka ngurruar të tregojë edhe pozicionin e tij të preferuar në seks.
“69! Fakti se ti nuk e bën këtë me mua, nuk do të thotë se nuk më pëlqen”, tha ai duke qeshur përballë habisë së partneres së tij, e cila duket kishte në mendje një pozicion tjetër dhe mbeti e çuditur nga ajo që tregoi Maks.