Dukagjini dhe Trepça ’89 për vazhdimësi

Futboll

Dukagjini dhe Trepça ’89 për vazhdimësi

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:38
Dukagjini

Dukagjini është nikoqir i Trepçës ’89 në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës, por që kanë treguar formë të mirë ndeshjet e fundit.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë pikë të njëjta nga 18, derisa në dy sfidat e fundit kanë grumbulluar nga gjashtë pikë.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku, por edhe ajo nga Shpëtim Idrizi synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe pas ndeshjes së sotme.

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Syla, Dallku, Hugo, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Mërlaku, John.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat