Xhaka u bë vetëm lojtari i 17-të i Arsenalit: Dyqind ndeshje

Futboll

Xhaka u bë vetëm lojtari i 17-të i Arsenalit: Dyqind ndeshje

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:03
Xhaka

Granit Xhaka u bë vetëm lojtari i 17-të i Arsenalit që arriti shifrën e 200 paraqitjeve me Arsenalin në Premierligë në fund të tetorit.

Mesfushori nga Kosova paraqitjen e tij të 200-të në elitën e futbollit anglez e regjistroi më 30 tetor, në fitoren 5:0 kundër Nottingham Forestit.

Për këtë Xhaka është nderuar me një dhuratë së fundmi nga klubi, të cilën e pranoi nga drejtori, Edu, gjatë seancës stërvitore.

“Dyqind ndeshje në Premierligë për këtë klub të mrekullueshëm futbolli më bëjnë krenar”, tha 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

“Më bën krenar për veten time, për shokët e skuadrës dhe për stafin që kam pasur në shtatë vitet e fundit. Nuk është e zakonshme të bësh 200 ndeshje për një klub si ky, gjithmonë them se dua t’i kthej diçka. Ndihem gjithashtu si në shtëpi, kështu që shpresoj se do të ketë më shumë”, shtoi reprezentuesi i Zvicrës.

“Dyqind ndeshje, këtë nuk mund ta arrish nga sot, nesër. Duhet shumë punë, shumë disiplinë dhe shumë njerëz janë përfshirë rreth meje gjatë shtatë viteve të fundit dhe në fund, është punë e vështirë”, deklaroi Xhaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat