E kryqëzuan se po kursehej te Reali prej Botërorit

Futboll

E kryqëzuan se po kursehej te Reali prej Botërorit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:32
E kryqëzuan se po kursehej te Reali prej Botërorit

Karim Benzema foli për herë të parë në publik pas fitimit të “Topit të Artë”, tetorin e kaluar. Sulmuesi i Real Madridit, i pranishëm në Lyon për ta ekspozuar çmimin para ish-tifozëve të tij, mori pjesë në “Amazon Prime”, duke konfirmuar se ka pasur disa probleme që e kanë penguar të luajë më rregullisht para Kupës së Botës në Katar:

“Kupa e Botës? Do të ishte një nga dhuratat më të mira të ditëlindjes. Çdo ndeshje do të jetë një finale. Kemi një grup shumë të mirë, por të shohim ndeshje pas ndeshjeje deri ku mund të shkojmë. Kisha disa probleme, asgjë serioze. Ka ende kohë deri në datën 22. Do të jem mirë, i përgatitur fizikisht dhe mendërisht”.

Ish-lojtari i Lyon-it është thirrur nga Didier Deschamps. Lidhur me “Topin e Artë” që ia ofroi stadiumit “Groupama” para ndeshjes mes Lyon dhe Nice, ai shtoi: “Është diçka madhështore. Faleminderit klubit tim, Real Madridi, i cili më lejoi të realizoj ëndrrën time. Faleminderit dhe Lyonit, klubit tim që kur isha i vogël.

Unë jam rritur këtu, festa me “Topin e Artë” ishte një moment i jashtëzakonshëm. Është qyteti im, klubi që më lejoi të realizoj ëndrrën time duke nënshkruar për Real Madridin. Të shoh gjithë këta njerëz dhe fansa është e jashtëzakonshme, më bën krenar për punën time. E di që ata janë krenarë për mua”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat