Pas barazimit zhgënjyes ndaj Cremonese, Milani do të tentojë ta mbyllë sa më mirë vitin 2022 duke pritur në San Siro Fiorentinën, në ndeshjen e vlefshme për ditën e 15-të të kampionatit të Serisë A dhe të planifikuar për nesër në orën 18:00. Stefano Pioli prezanton ndeshjen në një konferencë për shtyp.
Çfarë do të thotë të fitosh nesër?
“Fitorja do të thoshte shumë, domethënë të mos dorëzoheshim në një renditje që nuk na pëlqen për momentin. Kampionati është i gjatë, ka mundësi për t’u rikthyer në garë duke luajtur në nivelin tonë. Ka shumë pikë në dispozicion, jemi vetëm në nëntor. Viti 2022 ka qenë shumë pozitiv për ne, por nuk duhet të ndalemi”.
A jeni anti-Napoli?
“Është e gabuar që ne të mendojmë për kundërshtarët tanë, ne jemi Milani, duhet të luajmë në një nivel të lartë dhe të shënojmë shumë pikë. Nuk kemi referenca, askënd për të ndjekur, por vetëm dëshirë për t’u shprehur sa më mirë ne mundemi”.