Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Brentfordit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Etihad” janë shënuar dy gola, ku City po barazon 1:1 me skuadrën e Brentford.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi anglez, Ivan Toney, i cili kaloi Brentfordin në epërsi prej 1:0 në minutën e 16’ të ndeshjes.
Kur shihej se pjesa e parë do mbyllej vetëm me golin e Toneyt, City arrin ta barazoj rezultatin në kohën shtesë, ku Phil Foden shënon në minutën e 45+1’ për 1:1.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.