Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të madhe dhe ka përmirësuar dukshëm bilancin në elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjini e ka mposhtur me rezultat 1:0 Trepçën ’89, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Në minutën e 59-të, Zulfiu realizoi për fitoren e madhe.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, tani është më i qetë me këtë fitore.
Pas javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës, Dukagjini ngritet në vend të pestë me 21 pikë dhe Trepça ’89 bie në të nëntin me 18 sosh.