Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Skopjes, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Kiçevë, pasi që fusha e Çairit është e suspenduar për shkak të incidentit me Shkëndijen.
Skuadra shqiptare ka marrë tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.
Për Shkupin shënuan Cephas (19'), Margvelashvili (22'), Hamidi (51') dhe për Skopjen realizoi Nastevski (3').
Shkupi zë vendin e dytë me 25 pikë dhe Skopje është në fund me 6 sosh.