Drenica e Skenderajt me mbrojtje të çeliktë kthehet me tre pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra e Drenicës shtang Prishtinën, duke e mundur me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 17-të të elitë së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri Bekim Shotani më Drenicën del më i suksesshëm se Prishtina e Ismet Munishit.
Epilogu u vendos në minutën e 3-të me golin e Veliqit.
Prishtina renditet në vend të katërt me 23 pikë dhe Drenica ngritet e 6-ta me 20 sosh.