Struga Trim Lum fiton derbin e madh shqiptar

Futboll

Struga Trim Lum fiton derbin e madh shqiptar

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum është shkëputur në krye të Kampionatit të Maqedonisë së Veriu. 

Skuadra e Strugës si vendas e mposhti me rezultat minimal 1:0 Shkëndijen e Tetovës, në derbin e madh të javës së 15-të.

Në minutën e 40-të, Hristijan Malevski ka shfrytëzuar një gabim të mbejtjes kuqezi dhe me goditje të fortë ka realizuar për fitoren e madhe.

Struga Trim Lum kryeson me 30 pikë, pesë më shumë se Shkupi dhe 6 se Shkëndija në pozitën e tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat