Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat minimal 1-0.
Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të të Albi Mall Superligës, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani pas ndeshjes tha se kjo fitore e kthen ekipin e tij në normalitet.
“Kemi ardhur nga ndeshje të vështira ku nuk kemi arritur objektivat dhe ka qenë e vështirë në shumë aspekte përballja me Prishtinën.
Por, gjetëm forcën dhe përkrahen, u mobilizuam dhe u futëm me detyra defensive në këtë ndeshje për të dalë me kundërsulme, pasi ne shquhemi si ekip për presingun që bëjmë gjatë ndeshjeve”, tha fillimisht Shotani.
Patëm fat të madh që realizuam gol dhe pastaj balancuam lojën për të mos lejuar kundërshtarin të shënoj gol.
Kjo fitore na ka kthyer në gjendje normale, pasi ishim në shok pas atyre dy humbjeve”, ka përfunduar Shotani.
Prishtina mbetet në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Drenica ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 sosh,