Manchester United përgatit ofensivën

Futboll

Manchester United përgatit ofensivën

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:50
Manchester United përgatit ofensivën

Frenkie de Jong është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve në treg. “The Sunday Times” siguron se Manchester United ka buxhetuar më shumë se 100 milionë euro për të forcuar mesfushën e tij në janar dhe se prioriteti absolut është sërish Frenkie de Jong.

Trajneri Erik Ten Hag po këshillon klubin e tij se duhet të afrojnë një futbollist të klasit botëror dhe se nuk mund të gabojë në përzgjedhjen e tij. Manchester United ka prioritet absolutisht ardhjen e një ylli që mund të luajë si organizator, në përpjekje për t’i dhënë një shtysë përfundimtare projektit të ri.

Skuadra është forcuar pas një fillimi hezitues, por trajneri holandez beson se është absolutisht e nevojshme të nënshkruhet me një lojtar që luan mirë me topin, në mënyrë që ta lëvizë skuadrën përpara. Casemiro bën shkatërrimin, por “Djajtë e Kuq” duhet të krijojnë një lojë shumë më sulmuese.

De Jong ka qenë gjithmonë një obsesion për Ten Hag, por mesfushori blaugrana deri më tani nuk ka qenë kurrë i gatshëm të largohet nga “Camp Nou”, aq më pak për të shkuar në një projekt në ndërtim si Manchester United. Do të duhet të shihet nëse me një ofertë shumë të lartë ekonomike, klubi anglez është në gjendje t’ia ndryshojë mendjen De Jong.

Lojtari duket i vendosur të mos dëgjojë askënd tani që është titullar i padiskutueshëm te Barça. Një tjetër gjë mund të jetë në fund të sezonit dhe pasi të jetë analizuar roli i tij përfundimtar në skuadrën katalanase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat