Në Greqi zbulojnë se çfarë i ka thënë Andreas Ndoji shokëve te Olimpiakosi

Futboll

Në Greqi zbulojnë se çfarë i ka thënë Andreas Ndoji shokëve te Olimpiakosi

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:57
Andreas Ndoji

Në Shqipëri janë gati për të sajuar histori me mungesë vlerësimi dhe vëmendje nga Kombëtarja.

Por në vendin ku ndodhen, gjithmonë tregojnë të vërtetën. Kështu edhe për Andreas Ndojin, që la kuqezinjtë për të zgjedhur Greqinë.

Sipas asaj që raporton media greke “Newbeast”, Ndoj u ka thënë shokëve të skuadrës te Olimpiakosi që do të zgjedhi Greqinë, pasi ndihet më shumë grek dhe më pak shqiptar.

Kjo pasi është rritur në vendin helen dhe atje ka hedhur hapat e parë si futbollist.

Në të tilla raste, këta lojtarë duhet të kuptojnë se koha ka evoluar dhe tashmë gjithçka mësohet, edhe bisedat e tyre që i japin në vendin ku jetojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat