Krymi shpallet kampion me Shakhtyor Soligorks

Futboll

Krymi shpallet kampion me Shakhtyor Soligorks

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:23
Krymi shpallet kampion me Shakhtyor Soligorks

Skuadra e Ardit Krymit, Shakhtyor Soligorks ka fituar titullin në elitën e futbollit në Bjellorusi, Vysshaya Liga.

Ekipi i ish-mesfushorit të Vllaznisë, mori titullin kampion pasi e mbylli sezonin me 65 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Energetik-BGU.

Krymi u bashkua gjatë merkatos së verës me skuadrën Bjelloruse dhe deri diku ka luajtur rol në ecurinë drejt titullit kampion.

Tjetër lojtar me origjinë shqiptare pjesë e skuadrës së Shakhtyor Soligorks është e Valon Ahmedi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat