Trepça ’89 u mposht në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 17-të në Abil Mall Superligën e Kosovës.
Kjo disfatë i lë mitrovicasit në pozitën e parafundit në renditjen tabelare, me 18 pikë të mbledhura.
Megjithatë, trajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi u shpreh i kënaqur me angazimin e ekipit të tij.
Ai pas ndeshjes theksoi mungoi vetëm konkretizimi dhe nuk funksionoi vetëm sulmi.
“E kemi pritur se do të jetë ndeshje e fortë, por mendoj kur nuk i shfrytëzon rastet atëherë pëson.
Në pjesën e parë ne krijuam raste dhe dominuam, por pësuam pastaj gol nga një pakujdesi apo nga asgjëja.
U ndëshkuam, por unë jam i kënaqur me angazhimin.
Ndoshta sot na mungoi vetëm konkretizimi, megjithatë na mbetet të ecim para. Nuk funksionoi vetëm sulmi, pasi kishim shumë gjuajtje drejt portës së Dukagjinit, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Idrizi.