Berisha dështon nga penalltia, Bochum mposht Ausgburgun 

Futboll

Berisha dështon nga penalltia, Bochum mposht Ausgburgun 

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, sot ka pas një ditë të keqe, përveç që e ka humb penalltinë, skuadra e tij, Augsburg, ka pësuar humbje si vendas me rezultat 1:0 nga Bochum.    

Antwi-Adjei në minutën e 58-të ka realizuar për fitoren e Bochum-it.

Në minutën e 61-të, Berisha ka qenë i pafat, godet nga penalltia por i pasaktë.

Berisha është paraqitur titullar. 

Pas javës së 15-të në Bundesliga I, Augsburg renditet në vend të 14-të me 15 pikë dhe Bochum i 17-ti me 13.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat